Politike

Luhet bilardo, votohet dhe bëhet presion, çudirat në Tepelenë ditën e zgjedhjeve: Të hënën ikni nga puna

30 Qershor 2019, 14:27 Nga DOSJA
Luhet bilardo, votohet dhe bëhet presion, çudirat në

TEPELENË– Ndërkohë që e gjithë Shqipëria është në votime për zgjehdjet e 30 qershorit në të cilat opozita nuk merr pjesë, janë raportuar edhe disa raste ku njerëzve u bëhen presion.

Dosja.al ka mësuar se në Tepelenë njerëzve po u bëhet presion hapur. Mësohet se janë 15 persona që qëndrojnë jashtë qendrës së votimit në Hormovë dhe u bëjnë presion njerëzve në mënyrë që ata të votojnë.

Ndërsa në Guzmar mësohet se është votuar pa karta identiteti dhe njëra prej tyre është kunata e kryeadministratorit.

Një grua e sëmurë në Tepelenë që nuk voton dot vetë ka dërguar bashkëshortin e saj të votjë. Ndërsa në qendrë e votimit tek shtëpia e oficerëve në Tepelenë luhet edhe bilardo ndërkohë që votohet.

Gjithashtu mësohet se drejtori i burgut të Bëncës, Redi Rama u ka dhënë leje gardianëve dhe i ka angazhuar që të marrin familjen dhe të shkojë të votojnë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike shqiperia voton 2019 votime ne tepelene zgjedhje lokale shqiperia voton 2019 votime ne tepelene zgjedhje lokale

Sondazh

Poll