Art&Argëtim

Chris Brown akuzohet për përdhunim, gruaja:Më hodhi diçka në filxhan,ndjeva ndryshim

28 Janar 2022, 11:23 Nga DOSJA
Chris Brown akuzohet për përdhunim, gruaja:Më hodhi diçka

SHBA– Reperi Chris Brown është duke u përballur me një padi që është ngritur ndaj tij për përdhunim.

Një grua anonime ka ngritur padi kundër këngëtarit 32-vjeçar pasi dyshohet se e ka droguar dhe më pas e ka përdhunuar më 30 dhjetor të vitit 2020.

Dokumenti pretendon se sulmi seksual ndodhi në bordin e një jahti që ishte ankoruar në shtëpinë e Sean ‘Diddy’ Combs’ në Star Island të Miami Beach. DailyMail ka kontaktuar me përfaqësuesit për media të artistit Broën dhe Combs për të marrë komente, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Gruaja pretendon se ai i dha asaj një filxhan të kuq plastik brenda kuzhinës që ishte i mbushur me një pije alkoolike të përzier. Pasi ata biseduan, gruaja pretendon se Brown e rimbushi filxhanin e saj. Pasi filloi të pinte përsëri, ajo thotë se filloi të ndjente ‘një ndryshim të papritur dhe të pashpjegueshëm në vetëdije’.

Ajo pretendon se ndihej e “çorientuar, e paqëndrueshme fizikisht dhe filloi të binte dhe të mos flinte”, në atë moment Brown dyshohet se e futi atë në një dhomë gjumi. Në dosjen e saj të padisë, thuhet se këngëtari i hitit “Beautiful People” mbylli derën e dhomës së gjumit dhe filloi ta zhveshë para se ta puthte e më pas ndodhi përdhunimi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz chris brown chris brown

Sondazh

Poll