Bota

Covid në Kosovë, humbin jetën 4 persona, infektohen 3.617 të tjerë

28 Janar 2022, 16:24 Nga DOSJA
Covid në Kosovë, humbin jetën 4 persona, infektohen 3.617 të

KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar bilancin e Covid në Kosovë për 24 orët e fundit ku bëhet me dije se kanë humbur jetën 4 persona, kurse numri i rasteve të reja të infektimit ka shkuar në 3.617.

Ministria njofton se ditën e sotme janë shëruar 1.344 qytetarë, kurse numri total i rasteve të shëruar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 164.294 persona.

Njoftimi i Policisë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.316 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.769.170 doza të vaksinës. Deri më sot 804.251 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 72.122 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 13.928 testime, 3.617 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294. Në total numri i rasteve aktive është 31.021.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid ne kosove covid ne kosove bilanci i covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 28 Janar 2022, 13:58

Orban: Duam të rrisim furnizimet me gaz rus

Kryeministri hungarez Viktor Orban, tha më 28 janar se Budapesti do që të rrisë importet me gazin rus. Këtë kërkesë ai tha se do ta bëjë gjatë bisedimeve me pre...