Politike

Pjesëmarrja në zgjedhje, Tabaku: Po gënjejnë, farsë qesharake

30 Qershor 2019, 10:59 Nga DOSJA
Pjesëmarrja në zgjedhje, Tabaku: Po gënjejnë, farsë

TIRANË– Ish-deputetja Jorida Tabaku ka përgënjeshtruar shifrat e publikuara nga KZAZ-të në lidhje me përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje.

Në një status në rrjetet sociale Tabaku shkruan se këto zgjedhje janë një farsë qesharake.

Sipas KQZ pjesëmarrja në orën 10 është 12 përqind ekzaktësisht sa në 2017 si tregon dhe vetë faqja e KQZ. Gënjejneë dhe trashë, dhe kur numërojnë vetë, votojnë vetë, përsëri kanë nevojë të gënjejnë! Këtë përqindje e ka pasur vendi kur kandidonin dy alenaca të mëdha dhe një parti e tretë.

Këto nuk janë zgjedhje as votime. Punëtorë të administratës të detyruar për të shkuar në votime për të mos humbur vendin e punës!

Farsa vazhdon dhe do të jetë edhe më qesharake kur të na paraqesin një realitet tjetër. Shqiptarët po bojkotojnë ndërsa mazhoranca vazhdon të prodhojnë shifra nga fabrika e propagandës,”- shkruan ish-deputetja e PD-së.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jorida tabaku perqindja e pjesemarrjes jorida tabaku perqindja e pjesemarrjes

Sondazh

Poll