Bota

Sa mori armën në dorë! 5 të vrarë nga një roje në fabrikën e raketave në Ukrainë

27 Janar 2022, 07:49 Nga DOSJA
Sa mori armën në dorë! 5 të vrarë nga një roje

UKRAINË- Një anëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës përdori armën e tij për të qëlluar mbi anëtarët e tjerë të shërbimit dhe punonjësit e një fabrike raketash, të cilën njësia ruante. Lajmi është konfirmuar për mediat e huaja nga Ministria e Brendshme e vendit. Ngjarja ka ndodhur në objektin Yuzhmash në qytetin e Dnepr në momentin kur po shpërndaheshin armët për rojet e turnit.

E pikërisht në këtë moment, 20-vjeçari ende i paidentifikuar qëlloi mbi kolegët e tij, për t’u larguat më pas me vrap nga vendi i ngjarjes. Qëllimi ishte ekzekutimi i 22 personave që ndodheshin në dhomë, por 2 prej tyre ia dolën që t’i shpëtonin plumbave dhe të jepnin alarmin për të kërkuar ndihmë. Me t’u dhënë sinjali i riu vendosi që të largohej nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që një operacion për gjetjen e tij.

Fabrika e Yuzhmash është një punishte e hapësirës ajrore që prodhon dhe teston materiale në lidhje me mbrojtjen, aeronautikën dhe bujqësinë.

Marrë nga TheGuardian

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ukraine ukraine

Sondazh

Poll