Bota

Deputetja ukrainase falenderon Kosovën:Është koha të refuzojmë standardet e dyfishta

26 Janar 2022, 18:40 Nga DOSJA
Deputetja ukrainase falenderon Kosovën:Është koha të

UKRAINË- Deputetja dhe politikania nga Ukraina Iryna Friz ka falenderuar Kosovën për mbështetjen që i ka dhënë në lidhje me konfliktin rus. Me anë të një postimi në Facebook, Friz ka falenderuar Presidenten Vjosa Osmani si dhe ish-Ministren e Jashtme Vlora Çitaku për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës.

“Shumë faleminderit miqve tanë nga Kosova, Presidentes Vjosa Osmani dhe ish-Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës Vlora Çitaku për mbështetjen e Ukrainës në kohën e kërcënimit të pushtimit rus. Jam e bindur se Ukraina duhet të mbështesë miqtë e vërtetë, të cilët gjithashtu zgjodhën pavarësinë e tyre. Është koha për të refuzuar standardet e dyfishta. Miqtë e Ukrainës nuk janë ata që dërgojnë militantë pro-rusë në tokën tonë, por ata që gjithashtu nën kërcënimin e konfliktit të armatosur, shprehin mbështetje për shtetin tonë”, shkruan Friz.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni iryna friz vjosa osmani vlora citaku iryna friz vjosa osmani vlora citaku

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2022, 13:40

Kosova në shërbim të SHBA-së për Ukrainën

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin mbështetje për Ukrainën, në kohën kur tensionet ndërmjet këtij shteti dhe Rusisë kanë arritur kulmin. Vendet p...