Bota

VIDEO/Konflikti Rusi-Ukrainë, Stotlenberg: 5000 trupa të NATO janë në gatishmëri

26 Janar 2022, 18:43 Nga DOSJA
VIDEO/Konflikti Rusi-Ukrainë, Stotlenberg: 5000 trupa të NATO

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka dërguar Moskës të mërkurën përgjigjen e saj me shkrim ndaj kërkesave të sigurisë së Rusisë. Në një deklaratë për shtyp Stoltenberg tha se përgjigjen e NATO-s përfshihen thirrje për informime të ndërsjella mbi stërvitjet ushtarake, dialogun për kontrollin e armëve, më shumë transparencë mbi aktivitetet ushtarake dhe përpjekje të përbashkëta për të luftuar kërcënimet kibernetike. Dokumenti përsërit gjithashtu parimin thelbësor të NATO-s për anëtarësimin me dyer të hapura, pasi çdo shtet që ka të drejtën të përcaktojë vetë nëse dëshiron të bashkohet.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë edhe një herë që të de-përshkallëzojë menjëherë situatën. NATO beson me vendosmëri se tensionet dhe mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë. Rreth 5000 trupa të NATO janë në gatishmëri nën komandën e Francës. Sot i nisëm përgjigjet Moskës me shkrim. Ukraina e zgjedh vetë nëse dëshiron të anëtarësohet. Tensionet po rriten, Rusia vazhdon ngritjen e saj ushtarake dhe ne shohim më shumë trupa tani, jo vetëm në kufirin me Ukrainën, por në Bjellorusi, ku Rusia është në procesin e vendosjes së mijëra trupave luftarake, qindra avionë, sisteme të mbrojtjes ajrore S-400 dhe shumë pajisje të tjera shumë të avancuara. Dhe kjo bëhet nën maskimin e stërvitjeve, këto janë trupa shumë kompetente dhe nuk ka transparencë të këtyre dislokimeve. Kjo na shton shqetësimet dhe na shton tensionet, tregon se nuk ka ulje të tensionit, përkundrazi më shumë trupa, më shumë kapacitete, më shumë vende”, tha Stoltenberg.

Ai përsëriti thirrjen e tij për Moskën dhe NATO-n që të rivendosin zyrat e tyre përkatëse në Bruksel dhe Moskë dhe të përdorin plotësisht kanalet ushtarake të komunikimit për të promovuar transparencën dhe për të zvogëluar rreziqet.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jens stoltenberg konflikti ukraine-rusi jens stoltenberg konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll