Politike

4 orë nga nisja e procesit, KQZ “kapet” në flagrancë, nis numërimin e votave në 11:00

30 Qershor 2019, 10:11 Nga DOSJA
4 orë nga nisja e procesit, KQZ “kapet” në flagrancë,

TIRANË- Edhe pse 4 orë nga nisja e procesit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, një institucion që drejtohet nga anëtarët e Partisë Socialiste dhe është kapur në flagrancë, duke numëruar votat e sotme. 

Kjo në një kohë kur votimi ka vetëm 4 orë që ka filluar dhe duhet të mbyllet në orën 19:00, sipas procedurave.

KQZ është kapur duke nxjerrë në faqen e saj një rezultat te papërfunduar, pastaj është hequr menjëherë, por që gjithsesi ky moment është fiksuar.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kqz rezultati i votimeve zgjedhjet lokale kqz rezultati i votimeve zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll