Politike

PD Shkodër thirrje qytetarëve: Bojkotoni zgjedhjet, t’i themi jo komunizmit

30 Qershor 2019, 10:00 Nga DOSJA
PD Shkodër thirrje qytetarëve: Bojkotoni zgjedhjet, t’i themi jo

Shkodër- Kreu i PD-së Shkodër, Xhevedet Amuli  në një deklaratë për mediet iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos votojnë sot por të injorojnë zgjedhjet.

“Të gjithë qytetarët shkodranë kanë qenë pjesëmarrës të një skenari kriminal, vandal dhe të paprecedentë, të urdhëruar nga Edi Rama dhe të zbatuar nga Sandër Lleshaj. Të gjithë kemi parë me zë dhe figurë sesi shpërthyen dyert e shkollave. Lleshaj është precedent për këtë ngjarje. Shkodra i ka thënë jo njëherë e mirë komunizimit. Mos votoni braktisni dhe injoroni zgjedhjet”,  u shpreh ai.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike pd shkodër thirrje zgjedhjet lokale pd shkodër thirrje zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll