Politike

“Nuk duhet të shohim tmerre”, me dy djemtë dhe gruan, ish-ministri Tahiri voton (Foto+VD)

30 Qershor 2019, 09:58 Nga DOSJA
“Nuk duhet të shohim tmerre”, me dy djemtë dhe gruan,

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur ditën e sotme për të votuar, i shoqëruar nga gruaja dhe dy djemtë e tij.

Ndërkohë pas votimit në një deklaratë për mediat ish-ministri ka komentuar edhe procedimet e arrestimet e qytetarëve nga policia ditët e fundit.

Nuk duhet të shohim tmerre, njerëzit s’kanë pse shihin tmerre në televizor. Për më shumë pyesni Sandrin, ministrin. Gjithsesi unë uroj që të shkojë gjithçka mirë dhe kryetarët që do zgjidhen në mandatin e ardhshëm 4 vjet të punojnë për qytetarët,”– tha Tahiri.

Ai shtoi më tej se erdhi të zbatojë të drejtën e tij kushtetuese.

Kam ardhur për të votuar është një e drejtë e imja kushtetuese. Është e drejta e çdo qytetari. Do të doja që e gjithë kjo të mos kishte ndodhur dhe që debate të ishte bërë për më pak taksa dhe për më shumë shërbime,”- tha ish-ministri.

Përsa i përket vlerësimit të dekretit të Presidentit Meta për 13 tetorin si datë zgjedhjesh, Tahiri tha: Ka shumë kohë deri atëherë, të shohim. Unë sot votova.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike saimir tahiri voton ish-ministri tahiri zgjedhje lokale saimir tahiri voton ish-ministri tahiri zgjedhje lokale

Sondazh

Poll