Politike

Rama humb betejën? Zyrtare nga KQZ: Pjesëmarrja në votime vetëm 12%

30 Qershor 2019, 09:26 Nga DOSJA
Rama humb betejën? Zyrtare nga KQZ: Pjesëmarrja në votime

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar se deri në orën 11:30, pjesëmarrje në votime në rang vendi është 12%.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha tha se në rang vendi janë të hapura të gjitha qendrat e votimit, me përjashtim të 7 qendrave të votimit në Postribë, ku në njërën prej tyre janë djegur materialet zgjedhore.

Pjesëmarrja deri më tani është tejet e ulët, marrë parasysh sfidën e kryeminsitrit Edi Rama, i cili është shprehur se shqiptarët nuk do të ndjekin opozitën, por të drejtën për të bërë shtet.

Njoftimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore.

Vlen të theksohet se, 53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht.

Deri tani pjesëmarrja në votime është: 12%.

Kjo është një e dhënë paraprake, e cila ndryshon në bazuar në informacionin që Qendrat e Votimit kanë përcjellë në qendrën e të dhënave në KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i’u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike drilona hoxhaj zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 drilona hoxhaj zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll