Politike

Erion Veliaj shkel Kodin Elektoral, bën fushatë ditën e votimeve

30 Qershor 2019, 09:16 Nga DOSJA
Erion Veliaj shkel Kodin Elektoral, bën fushatë ditën e votimeve

TIRANË- Me bashkëshorten e tij, Ajolën, për dore dhe me këmishë të bardhë, Erion Veliaj shkoi dhe hodhi votën, që me shumë mudnësi ka votuar për veten e tij. Por dhe pse  me këmishë të bardhë, Veliaj e nxiu ditën e votimeve. Veliaj ka thyer Kodin Elektoral, duke bërë thirrje që qytetarët të dalin dhe të votojnë. Por në bazë të Kodit Zgjedhor, kandidatët që marrin pjesë në proces nuk mund të bëjnë thirrje politike.

Kështu dua t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin dhe të votojnë. Unë e di se ka parti që kanë bindje politike, që kanë inate të vjetra, që kanë pazare të pambyllura, por këto zgjedhje janë për qytetin tonë, për mënyrën sesi do pastrohet Tirana, për çerdhet, kopshtet, shkolla, ndaj dhe mbipolitizimi, ose përdorimi i zgjedhjeve për të hesape që dikush ka me të kaluarën nuk përbën sens. Ndaj dhe jam i lumtur sot që shikoj se në të gjithë qytetin ka radhë për të marrë pjesë, ka radhë për të votuar, ka radhë për të thënë atë që ne mendojmë si ka ecur qyteti”, tha Veliaj.

Por çfarë thotë Kodi Elektoral?

Sipas Kodit Zgjedhor (neni 77), 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore. “Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin Kodin Zgjedhor.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj heshtje zgjedhore zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 erion veliaj heshtje zgjedhore zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll