Politike

Shqipëria në zgjedhje, thirrja që bën Sali Berisha për qytetarët (VIDEO)

30 Qershor 2019, 09:00 Nga DOSJA
Shqipëria në zgjedhje, thirrja që bën Sali Berisha për

Tiranë- Procesi zgjedhor ka nisur në të gjithë vendin.  Pak minuta më parë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili i ka dhënë mesazhin qytetarëve që të mos votojnë.

“I ftoj të rriturve të mos votojnë, të mos na prishin të ardhmen tonë.”, kështu është shprehur një fëmijë në videon që ka publikuar Sali Berisha.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet lokale sali berisha zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll