Politike

Procedohet penalisht Voltana Ademi, për pengim të procesit zgjedhor

30 Qershor 2019, 08:43 Nga DOSJA
Procedohet penalisht Voltana Ademi, për pengim të procesit zgjedhor

Shkodër- Procedohet penalisht Voltana Ademi. Mësohet se kryetarja e Bashkisë së Shkodrës është nën hetim për pengim të zgjedhjeve. Sipas policisë është nën hetim për veprën penale “Pengimi i zgjedhësit”, pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e votimit.

Njoftimi:

Procedohet Kryetarja Bashkisë Shkodër Voltana Ademi për veprën penale të “Pengimi i zgjedhësit”, pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit.

Materialet u referuan hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor , Shkoder per vepren penale te “Pengimi i zgjedhësit” parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal.

Ka nisur sot zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë Shqipërinë. Në 61 bashki, 3.5 milionë shqiptarë kanë të drejtën për të votuar. Në të të gjithë vendin janë  janë shpërndarë materialet zgjedhore, dhe ka nisur procesi i votimit normalisht. Probleme nuk raportohen deri më tani me opozitën dhe mbështetësit e saj. I vetmi incident i shënuar gjatë ditës së sotme, është djegia e një qendre votimi në Prekal të Shkodrës. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit. Zyrtari i parë qeveritar që ka votuar ishte Erion Braçe, i cili gjithashtu bëri thirrje që Komisionerët të bëjnë detyrën e tyre.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike procedohet voltana ademi zgjedhjet lokale procedohet voltana ademi zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll