Aktualitet

Protestuan në Morinë! Policia merr masa, procedon dy persona

25 Janar 2022, 09:31 Nga DOSJA
Protestuan në Morinë! Policia merr masa, procedon dy persona

KUKËS– Dy persona janë proceduar nga policia e Kukësit pasi morën pjesë ditën e djeshme në protestën në Morinë. Policia informon se të proceduar janë personat me inicialet R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës. Ata dyshohen si organizues të protestës pa lejen e organeve kompetente, duke bllokuar lëvizjen e lirë të qarkullimit të mjeteve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës, pasi në PKK Morinë, kanë organizuar protestë pa lejen e organeve kompetente, duke bllokuar lëvizjen e lirë të qarkullimit të mjeteve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme

Ditën e djeshme qytetarët e Kukësit dolën në protestë duke kundërshtuar masat që janë vendosur në kufi nga Kosova. Ata kundërshtojnë masat e reja anti-covid dhe kërkesat që duhen plotësuar në mënyrë që të kalojnë kufirin.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne morine proteste ne morine 24 janar 2022 proteste ne morine proteste ne morine 24 janar 2022

Sondazh

Poll