Aktualitet

AUDIO e takimit / Veliaj-Sul Memës: Si mund t’i presë robi k…,mos u sill si rrot k…

24 Janar 2022, 11:37 Nga DOSJA
AUDIO e takimit / Veliaj-Sul Memës: Si mund t’i presë robi

TIRANË – Në një audio të publikuar nga FSHF, të takimit informal që Veliaj ka mbajtur dje me disa prej anëtarëve të kësaj shoqate, kryebashkiaku i Tiranës, flet me një gjuhë rruge, ndërsa dëgjohet teksa shantazhon trajnerët dhe mësuesit e edukimit fizik se si të votojnë gjatë ditës së sotme.


“Po mirë mor Sul që qesh me mu. Si ka mundësi që ju ka marrë dinjtetin, burrërinë. Si mund të presë robi k… e të sillet si rrotë k… ndërkohë që është njeri i futbollit ka luajtur gjithë jetën futboll. Ne nuk jemi kurva që fshihemi. Ne jemi burra. E 40 burra do shkojmë aty për ti bërë shurrën.”, është shprehur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj”, dëgjohet Veliaj duke iu drejtuar Sulejman Memës.

Ndërkohë mes të tjerave në audio, Veliaj dëgjohet duke thënë se ‘futbolli është i vetmi ishull’, që iu ka mbetur pa pushtuar socialistëve.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar sot audiopërgjimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me të cilën thotë se vërtetohet presioni që bën kryebashkiaku Erion Veliaj  për të ndaluar rikandidimin e Armando Dukës. Pas këtij përgjimi, Federata Shqiptare e Futbollit ka kallëzuar në Prokurori kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

LAJMI KRYESOR: ‘Lufta’ zhvendoset në Prokurori / Erion Veliaj e kallëzon, Duka i nxjerr AUDION +18

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet audio +18 e veliajt erion veliaj fshf kallezon erion veliaj ne prokurori audio +18 e veliajt erion veliaj fshf kallezon erion veliaj ne prokurori

Sondazh

Poll