Aktualitet

AUDIO +18 / Reagon Erion Veliaj: I qëndroj atyre që kam thënë, ishte bisedë djemsh

24 Janar 2022, 13:03 Nga DOSJA
AUDIO +18 / Reagon Erion Veliaj: I qëndroj atyre që kam

TIRANË – Pas publikimit të audio-përgjimit skandaloz të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në një takim të fshehtë të zhvilluar dje, ka reaguar dhe ky i fundit. Në një reagim publik të shpërndarë për mediat, kryebashkiaku Veliaj thotë se i qëndron atyre që ka thënë, pasi sipas tij, kjo ishte një bisedë mes djemsh.

Sipas Veliajt, Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit “Tirona”, prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë e tij në Partinë Socialiste me përfshirjen e tij si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, sikurse e cilësoi ai Armando Dukën, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes.

Reagimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:

“U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj! Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit “Tirona”, prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes! “Pavarësia” e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionerëve.”

LAJMI KRYESOR: ‘Lufta’ zhvendoset në Prokurori / Erion Veliaj e kallëzon, Duka i nxjerr AUDION +18

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet armando duka audio +18 e veliajt erion veliaj armando duka audio +18 e veliajt erion veliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Janar 2022, 11:35

Ekzekutohet i moshuari në Lezhë (EMRI)

LEZHË– Lekë Lekgjonaj është 65-vjeçari i ekzekutuar me armë zjarri ditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës. I moshuari është ekzekutuar me a...