Aktualitet

U prit me protestë në Durrës!Basha: Shqiptarët binden se demokratët janë të bashkuar

23 Janar 2022, 10:15 Nga DOSJA
U prit me protestë në Durrës!Basha: Shqiptarët binden se

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë një mesazh për qytetarët shqiptarë një ditë pas mbledhjes që zhvilloi në Durrës. Dhe pse u prit me protestë, Basha thotë se demokratët janë të bashkuar me qëllimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Kryedemokrati shton se ndryshimi që është nisur nga vetja, është përcaktues për fatet e vendit pasi si do të jetë Partia Demokratike sot do të jetë Shqipëria nesër.

MESAZHI:

Ditë pas dite shqiptarët po binden se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Mënyra si ne shpalosim me qytetari vizionin që kemi për politikën, për luftën kundër korrupsionit, për zhvillimin e vendit, duke reflektuar me sinqeritet mbi të shkuarën tonë, për të davaritur hijet që na kanë ndarë nga pjesa më e shëndetshme e shoqërisë shqiptare. Ky ndryshim që kemi nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër.

Ditën e djeshme, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha pritën me protestë kryedemokratin Lulzim Basha në Durrës. Dhjetra qytetarë u panë në shesh me pankarta në duar; Kemi bërë burg për të ndihmuar ty, ti na shite tek Rama!; Lulzim Brava peng i qeverisë!; Lulzim Brava boll mashtrove ambasadat e huaja! apo dhe STOP kapjes së PD nga Rama…!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike basha ne durres lulzim basha basha ne durres lulzim basha

Sondazh

Poll