Art&Argëtim

Çip për trurin! E ka shpikur Elon Musk,pajisja po përgatitet për provat tek njerëzit

22 Janar 2022, 20:18 Nga DOSJA
Çip për trurin! E ka shpikur Elon Musk,pajisja po përgatitet

SHBA– Neuralink zbulon se startup-i i Neurotech po përgatitet të çojë kërkimin për çipin në një fazë tjetër. Neuralink ka kryer prova mbi derrat dhe majmunët, eksperimente që kanë rezultuar të suksesshme. Ndërkohë që provat tek njerëzit do të zhvillohen gjatë vitit 2022, që ka të ngjarë të përfshijnë njerëz me paralizë në mënyrë që Neuralink të fitojë kontrollin e drejtpërdrejtë nervor.

Elon Musk, miliarderi i teknologjisë, i cili gjithashtu drejton SpaceX dhe Tesla, pretendon se potenciali për çipin e trurit të Neuralink është pothuajse i pakufishëm.

“Në të ardhmen, ju do të jeni në gjendje të ruani dhe riprodhoni kujtimet. Kjo po tingëllon gjithnjë e më shumë si një episod i Black Mirror…,”-shtoi Musk me shaka në prononcimin e tij lidhue me shpikjen e radhës. Që atëherë, ai ka pohuar se teknologjia do t’u japë njerëzve “aftësi të zgjeruara”, si të jenë në gjendje të transmetojnë muzikë direkt në trurin e tyre.

Neuralink është një pajisje me madhësinë e një monedhe që mund të zëvendësojë një pjesë të kafkës pa shkaktuar ndonjë dëmtim të qëndrueshëm në tru, ndërsa versionet e ardhshme do të kenë një jetëgjatësi më të madhe të baterisë dhe do të mund të lidhen me valë.

Marrë nga independent.co.uk

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kuriozitete kuriozitete “neuralink” elon musk “neuralink” elon musk

Sondazh

Poll