Art&Argëtim

U eleminua nga BBV, Arbri ia thotë troç Trixës: Shyqyr! Mos rri si pulë e lagur

22 Janar 2022, 08:32 Nga DOSJA
U eleminua nga BBV, Arbri ia thotë troç Trixës: Shyqyr! Mos rri

TIRANË– Këngëtarja Beatrix Ramosaj ishte e eleminuara e mbrëmjes së djeshme nga shtëpia e Big Brother VIP. Në momentin që këngëtarja u shfaq në studio, dukej e ndrojtur dhe shumë e frikësuar. Këtë gjë e vuri re edhe opinionisti Arbër Hajdari, i cili i tha Trixës që ishte një gjë e mirë që ajo doli nga shtëpia, pasi prej fillimit e ka ndrydhur veten nga frika se si do të dukej jashtë.

Ai i tha se nuk është nevoja të qëndrojë si punë e lagur, pasi nuk ka vrarë njeri.

“Shyqyr që dole, për faktin kryesor se që prej fillimit ke qenë në siklet. Ke qenë me frikën se si do të shohin njerëzit jashtë, mos rri si pulë e lagur se nuk ke vrarë njeri. Nuk ke dalë nga burgu, nuk mendoj se ti ke vrarë njeri, gjatë gjithë kohës dukesh shumë në faj, të kam parë si një njeri që nuk ka frikë të tregojë ndjenjat e saj, çfarëdo që ti të bësh njerëzit në një mendje nuk arrin ti bësh.‘- i tha Arbri.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip big brother vip

Sondazh

Poll