Aktualitet

Qëlloi për vdekje partneren moldave, shqiptari dënohet me burg përjetë në Itali

22 Janar 2022, 11:40 Nga DOSJA
Qëlloi për vdekje partneren moldave, shqiptari dënohet me burg

ITALI– Roland Bushin është lënë në burg përjetë pasi akuzohet se ka vrarë moldaven, Aliona Oleinic. Shqiptari e ka goditur 11 herë me thikë, vajzën që pretendohej se ishte e dashura e tij. Gjykata e Apelit e L’Auqila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Chieti për burgim të përjetshëm për shqiptarin.

Gjykata pranoi rrethanat e tjera rënduese të vrasjes, ku Bushi e ka bërë vrasjen për arsye të xhelozisë. Shqiptari e ndoqi seancën nga burgu i Frosinones përmes lidhjes me video.

Avokati mbrojtës i shqiptarit kërkoi një dënim më të butë, si dhe vetë Bushi kërkoi falje dhe shprehu pendesë. Ai përmendi disa raste të tjera të ndodhura në Itali, kur një burrë vrau po ashtu me thikë gruan për xhelozi ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi në sy të tre fëmijëve. Po ashtu, avokati argumentoi se Bushi menjëherë pas vrasjes ka qëndruar në vend, është rrëfyer, është penduar dhe këtë gjë e ka përsëritur edhe sot.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2019 më 3 Shtator. Muratori shqiptar 30-vjeç e kishte njohur 33-vjeçaren në vendin e saj të punës (klub nate) dhe pasi e kishte kontaktuar në Facebook i ishte shfaqur para shtëpisë. Ai ka thënë se ka kërkuar që të sqaronte marrëdhënien me 33-vjeçaren dhe se nuk donte që ta vriste, por e ka goditur 11 herë në bark me thikë. Moldavja përfundoi në spital në gjendje shumë të rëndë, derisa ndërroi jetë më shumë se 1 muaj më vonë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet roland bushi roland bushi

Sondazh

Poll