Aktualitet

HORRORI/ Vrau fqinjen në Kuçovë! Gjykata lë në burg autorin, pranon krimin, DËSHMIA

22 Janar 2022, 10:38 Nga DOSJA
HORRORI/ Vrau fqinjen në Kuçovë! Gjykata lë në burg

BERAT- Fetah Marra, autor i vrasjes së fqinjes së tij në Kuçovë, është lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Beratit. Gjatë seancës që zgjati 1 orë, prokurori i çështjes Elidon Hyseni, duke u bazuar te provat ka kërkuar nga gjykata lënien e Marrës në burg pa afat.

Ndërsa avokati i autorit Idris Kazazi, ka deklaruar se 58-vjeçari është penduar për veprën që ka kryer, ndërkohë që ai vetë pranoi autorsinë e ngjarjes. Mbi këto deklarata si dhe prova gjyqtarja Matilda Llangozi, e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 58-vjeçarit dhe caktoi për Marrën masën e sigurisë arrest në burg pa afat.

Marra shprehu pendesën për krimin që kishte kryer mirëpo mohoi pretendimet se kishte tentuar përdhunimin e Sulit. Ai ka dëshmuar se rrobat i kanë rënë viktimës duke e tërhequr zvarrë. Tashmë i mbetet ekspertizës mjekoligjore që të zbulojë nëse ka pasur apo jo abuzim me të ndjerën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Janarit në fshatin Kozare. E moshuara Fatime Suli u gjet e vdekur në një kanal, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe e rrozga. Vetëm pas rreth 1-orë kërkimesh, gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal, rreth 1 km larg banesës saj. Viktima Fatime Suli u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, rezultoi se shkaku i vdekjes së 63-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar. Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth, u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes, 58-vjeçarit Fetah Marra, që është komshiu dhe krushku i viktimës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VIDEO/ Vrau fqinjen në Kuçovë, autori: U zhvesh kur e tërhoqa, nuk e përdhunova

(I.A;a.b/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret fqinjen ne kucove elidon hyseni fatime resuli fetah marra vritet fatime suli burri vret fqinjen ne kucove elidon hyseni fatime resuli fetah marra vritet fatime suli

Sondazh

Poll