Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim

22 Janar 2022, 10:02 Nga DOSJA
EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet shqiptari i

TIRANË- Një 34-vjeçar Klodjan Troci i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia ka rënë në pranga. Mësohet se Troci është dëntuar me 10 vite burg në Itali për veprat penale “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. 34-vjeçari është arrestuar nga Interpol Tirana dhe po bëhen gati procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 34-vjeçari i dënuar nga autoritetet italiane me 10 vjet burgim, për veprat penale “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Klodjan Troci, 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firence/Itali e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34-vjeçari në tiranë klodjan troci arrestohet 34-vjeçari në tiranë klodjan troci

Sondazh

Poll