Aktualitet

Kanosi sot me kallashnikov një qytetar, 36-vjeçari i dëmtoi makinën natën e kaluar

20 Janar 2022, 20:26 Nga DOSJA
Kanosi sot me kallashnikov një qytetar, 36-vjeçari i dëmtoi

TIRANË – Policia e Tiranës arrestoi një 36-vjeçar në Paskuqan, i cili tentoi të qëllonte me kallashnikov një person tjetër. Sipas informacioneve, i ndaluari është 36-vjeçari SH.K. Ai rezulton se është konfliktuar me 39-vjeçarin M.D. duke i dëmtuar automjetin mbrëmjen e djeshme. Sot SH.K. ka shkuar drejt shtetasit M.D. me kallashnikov.

Forcat e policisë reaguan në kohë dhe arritën të ndalonin SH.K.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas, i dënuar më parë për vjedhje me anë të mashtrimit.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip kallashnikov, të cilën e mbante pa leje në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit së në lagjen Paskuqan Nr. 2, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri shtetasin M. D., 39 vjeç, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Sh. K., 36 vjeç, banues në Paskuqan 2, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ky shtetas, gjatë natës, i ka dëmtuar mjetin dhe më pas ditën e sotme, e ka kanosur me armë zjarri kallashnikov shtetasin M. D., banues në Paskuqan 2.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane kanosje me arme zjarri arrestim ne tirane kanosje me arme zjarri

Sondazh

Poll