Aktualitet

Atentanti i dështuar ndaj tij: Një i ri më ndiqte prej ditësh

20 Janar 2022, 20:47 Nga DOSJA

 

TIRANË – Pas atentatit të dështuar ndaj shtetasit L.M, administrator i një shkolle private dhe të njohur në Tiranë, Prokuroria e ka regjistruar hetimin për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë.

Megjithatë i pyetur mbi identitetin e të riut, ai e ka përshkruar atë se është i njëjti me një person që kishte parë se po e ndiqte prej datës 24 dhjetor.  Ai mbante kapele veshur dhe një palë xhinse dhe ishte me mjekër, ka përshkruar L.M, duke shtuar se si ditën e ngjarjes i panjohuri qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit me të cilin po udhëtonte drejt vendit të punës.

Policia ka pyetur edhe dy persona që gjendeshin pranë perimetrit të atentatit , si dhe ju ka marrë atyre faktorët plotësues të qitjes. Ndonëse si nëntë dëshmitarë të tjerë të pyetur edhe këta, dy shtetas kanë insistuar se gjendeshin rastësisht dhe nuk kishin parë asgjë, përveç kishin dëgjuar të shtënat.

I vëllai i L.M sipas grupit të hetimit është personi i radhës që është marrë në pyetje pasi rezulton një person  i dënuar më herët për vrasje. Por edhe ky person ka kundërshtuar që e kaluara e tij të ketë pasur ndikim në atentatin e dështuar ndaj të vëllait.

Burimet e Top Channel theksojnë se kanë administruar pamjet e disa kamerave të sigurisë , ndërkohë po verifikohen disa pista hetimore që mund të çojnë tek autori, i cili qëlloi me tre plumba drejt mjetit që po drejtonte 63-vjeçari.

Marrë nga Top Channel

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll