Art&Argëtim

Shkëlqeu me rolin e Hannibal Lecter, vdes në moshën 37-vjeçare aktori francez

19 Janar 2022, 18:11 Nga DOSJA
Shkëlqeu me rolin e Hannibal Lecter, vdes në moshën

FRANCË– Aktori francez Gaspard Ulliel, i njohur për rolin e Hannibal Lecter në “Hannibal Rising”, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare pas një aksidenti me ski në Francën juglindore.

Ulliel ndërroi jetë në një spital në qytetin e Grenoble në Francën juglindore për shkak të dëmeve që pësoi në një aksident gjatë pushimeve. Aktori fitoi famë për portretizimin e stilistit francez të modës Yves Saint Laurent në filmin biografik të vitit 2014, “Saint Laurent”. Ndërkohë që fitoi edhe një “César” për aktorin më të mirë, ekuivalenti i Francës për çmimin Oscar për interpretimin e tij në filmin e Xavier Dolan, “It’s Only the End of the World”.

Megjithatë roli që i dha famë ishte ai i Hannibal Lecter. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur gjithë Francës, duke sjellë ngushëllime nga disa nga figurat më të larta të shtetit.

Marrë nga CNN

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz france gaspard ulliel vdes gaspard ulliel france gaspard ulliel vdes gaspard ulliel

Sondazh

Poll