Art&Argëtim

Robert Aliaj ‘shpërthen’ kundër Ronela Hajatit: Tallavaja jonë shkon në Eurovizion

19 Janar 2022, 10:05 Nga DOSJA
Robert Aliaj ‘shpërthen’ kundër Ronela Hajatit: Tallavaja

TIRANË- Këngëtarja Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, me këngën “Sekret”. Fitorja e Ronela Hajatit në Festivalin e 60-të i Radio Televizionit Shqiptar solli diskutime e kritika të mëdha dhe i fundit që e ka komentuar këtë ka qenë këngëtari Robert Aliaj. I ftuar në në emisionin ‘A Show’, Aliaj me keqardhje e ka cilësuar këngën e Ronelës një muzikë tallava që do na përfaqësojë në Eurovizion.

“Më vjen keq që tallavaja jonë me Ronela Hajatin shkon në Eurovizion. Nuk mundet që një minoritet që t’i japë sens gjithçkaje. Festivali europian nuk përbën status, ama është një urë që mund të japë mundësi. Sa i përket veshjes sime, mund të them se veshja tregon shumë për personalitetin, janë copëza të vogla, por me kuptime të mëdha. VIP-at në Shqipëri vetëm marrin nga adhurimi që jep publiku dhe nuk japin në aspektin social. Unë jam i lirë, e të jesh i lirë do të thotë që opinionin publik ta barazosh me zero, jo se nuk i kushtoj rëndësi, por se përpiqem që të bëjë shumë për publikun në aspektin social”, -deklaroi Aliaj.

Kjo nuk është kritika e parë që Ronela merr, pasi më parë edhe këngëtari Stefi Prifti u shpreh se teksti nuk përcjell asnjë lloj mesazhi dhe kënga nuk duhet të merrte çmimin e parë. 

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz festivali i rtsh-së robert aliaj ronela hajati festivali i rtsh-së robert aliaj ronela hajati

Sondazh

Poll