Art&Argëtim

Misioni i Beatrix bëri Egzonën të qajë, këngëtarja: Kishte sfond vërtetësie

19 Janar 2022, 09:20 Nga DOSJA
Misioni i Beatrix bëri Egzonën të qajë,

TIRANË- Misioni i këngëtares Beatrix Ramosaj këtë javë në Big Brother Vip, solli një situatë të pakëndhme në shtëpi, ku më shumë prekte Egzonën. Moderatorja u ndje shumë keq nga akuzat e Beatrixit se ajo ka pëlqim ndaj aktorit Donald Veshaj.

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme Trixa befasoi kur tha se akuzat e saj kishin një farë vërtetësie dhe nuk ishin thjesht pjesë e misionit. Nga ana tjetër Egzona tha se nuk e kishte kuptuar pse u kap me të dhe u bë keq për faktin se çfarë do të mendonin familja e saj.

“Ishin diskutime që unë isha mërzitur. Ishin 2 gjëra të pasqaruara dhe ndaj e përjetova pak më shumë. Gjërat që i kam thënë më bënë të ndihem keq. Ka pasur një sfond vërtetësie”–  tha Beatrix.

‘Për mua nuk ishte normale që me një njeri me të cilën pata marrëdhënie të mire, ndryshoi menjëherë. Dhe nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte. Sidomos te pjesa e oborrit. Mendoja nëse është e mundur kjo. Po ndihesha në faj se të gjithë banorët më lanë vetëm. Po mendoja çfarë mendon familja se akuza vinte drejtpërdrejt nga personi. Jo dyshim nga dikush tjetër. Ajo po akuzonte për diçka që nuk e kisha bërë. Nuk më pëlqeu aspak si situatë. Nuk e kuptova se pse përdori atë pjesë me mua”– tha Egzona.

(f.i/dosjaa.l)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj egzona ferati beatrix ramosaj egzona ferati

Sondazh

Poll