Art&Argëtim

“Motra ime…”, Stresi i dedikon disa fjalë Rozana Radit: T’gjithë thonë se do të bëhet më e lehtë

29 Qershor 2019, 07:44 Nga DOSJA
“Motra ime…”, Stresi i dedikon disa fjalë Rozana Radit:

TIRANË– Rozana Radi bëri një dedikim të ndjerë dedikuar babait të saj në rrjete sociale. Duke rikujtuar fjalët e të atit, këngëtaren e ka mbërthyer një ndjenjë faji që nuk dëgjoi fjalët e tij (Lexo këtu). Por, pikërisht në këtë postim bie në sy komenti i reperit të njohur Stresi, që pak kohë më parë doli nga burgu.

“Prindërit na falin shumë gjëra në jetë, të cilat shpesh nuk i vlerësojmë, deri në ditën që ata nuk i kemi më pranë. Të gjithë thonë se do të bëhet më e lehtë, të gjithë thonë do ta kalosh.Gjithçka që di është se zemra akoma na dhemb , behu e forte sepse ti je e tille motra ime,”– shkruan Stresi.

Me sa duket ndërmjet këngëtarëve paska një raport shumë miqësor dhe Rozana i është përgjigjur me të njëjtin vlerësim reperit.

“Të kam xham sepse ti i do pa kushte nënën dhe babain dhe të vlerësoj shumë për këtë. Kam parë si sillesh me nënën dhe sa e lumtur është ajo me ty,”– i përgjigjet Rozana Radi reperit.

(R/L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz këngëtarja moderatorja reperi rozana radi stresi këngëtarja moderatorja reperi rozana radi stresi

Sondazh

Poll