Art&Argëtim

Flitej për një sherr mes tyre, Noizy dhe Oriola me deklarata për njeri-tjetrin

17 Janar 2022, 15:47 Nga DOSJA
Flitej për një sherr mes tyre, Noizy dhe Oriola me deklarata për

TIRANË- Reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy u përfshi në thashathemet se nuk fliste me modelen Oriola Marashi. Megjithatë deklaratat e fundit për njëri-tjetrin tregojnë të kundërtën. Raporti mes reperit Noizy dhe modeles Oriola Marashi duket se është shumë i afër, të dy kanë deklaruar se janë shok të mirë ku mund të gjejnë mbështetje te njëri-tjetri. I ftuar në “Why?Not” në RTV Ora reperi Rigels Rajku ka folur për raportin me modelen e njohur dhe shprehu se e ka shumë përzemër.

“Oriolën e kam shumë përzemër. Po të ishte çun, do të ishte shoku im më i ngushtë. Është goc fantastike, zemrën që ka Oriola, nuk e ka asnjë vajzë tjetër deri sot. Është shumë easygoing, e ke për çfarëdolloj gjëje, çfarëdolloj problemi, çfarëdolloj halli. Mund ta marësh në telefon, të bisedosh me të. Me Oriolën nuk kemi ndejt pak, kemi ndejt non-stop, grumbull, në studio, në shtëpi, udhëtonim bashkë, është gango. Është modelja më e mirë që ka patur ndonjëherë Shqipëria,‘- tha reperi.

Pas intervistës së tij nuk ka munguar as reagimi nga Oriola e cila me anë të një postimi në Instagram ka thënë se reperi ka qenë një nga mbështetësit e saj më të mirë.

“Ke qenë gjithë një nga mbështetësit e mi më të mëdhenj. Më i miri i të mirëve”- shkruan ajo.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz noizy oriola marashi noizy oriola marashi

Sondazh

Poll