Bota

Akuzohet për tradhëti kombëtare nga Ukraina, Poroshenko kthehet në atdhe

16 Janar 2022, 18:59 Nga DOSJA
Akuzohet për tradhëti kombëtare nga Ukraina, Poroshenko kthehet

UKRAINË – Ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko do të udhëtojë nesër drejt atdheut për t’u përballur me akuzat për tradhëti kombëtare dhe korrupsion. Ish-kreu i shtetit ukrainas deklaroi në një konferençë në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë se do të kthehet në vendlindje për t’u përballur me akuzat e shtetit ndaj tij. Edhe pse i konsideron si veprime me prapavijë politike, Poroshenko shton se përballja me drejtësinë është pjesë e mbrojtjes së unitetit kombëtar.

“Mendoj se ky është një veprim i papërgjegjsëm i lidershipit të vendit për të destabilizuar dhe shkatërruar unitetin. Do të luftoj për Ukrainën”, bëri me dije ish-presidenti Petro Poroshenko.

Prokuroria e Kievit akuzon 56-vjeçarin se ka shitur qymyr për të finançuar separatistës rusë në lindje të Ukrainës për të siguruar shkëputjen e Donbasit. Ky veprim është konsideruar tradhëti kombëtare nga drejtësia ukrainase. Klasa politike në vend dhe aleatët e Ukrainës ndihen të shqetësuar në lidhje me akuzat që Ukraina ka ngritur ndaj ish-presidentit të saj, i çili konsiderohet se ka kryer tradhëti kombëtare.

Ukraina ka vendosur gjithashtu që të ngrijë të gjitha asetet e Poroshenkos.

Vendi po kalon prej 7 vitesh një situatë të rëndë politike të brendshme dhe të jashtme. Pas rrëzimit të ish-presidentit Viktor Janukoviçç me protesta masive për firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Rusinë, kjo e fundit ndikoi te forçat separatiste në lindje të Ukrainës për t’u shkëputur territorialisht nga Ukraina. Ndërkohë, vitet e fundit SHBA, Perëndimi dhe Rusia po përplasen ashpër lidhur me fatin e Ukrainës. NATO synon ta integrojë Ukrainën në strukturat e saj, ndërsa Rusia e kundërshton një lëvizje të tillë, pasi NATO do të arrinte për herë të parë në histori të afrohej në kufirin me Rusinë. Presidenti amerikan Joe Biden dhe Bashkimi Europian akuzojnë presidentin e Rusisë Vladimir Putin se po përgatit pushtimin e Ukrainës duke vendosur rreth 100 mijë trupa në kufirin mes dy vendeve. Palët po zhvillojnë negoçiata për t’i dhënë fund krizës, por ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Burimi: 7Neës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota petro poroshenko petro poroshenko

Sondazh

Poll