Bota

Masakra e Reçakut, Kurti: Kosova është kundër hakmarrjes, kërkon drejtësi

15 Janar 2022, 12:16 Nga DOSJA
Masakra e Reçakut, Kurti: Kosova është kundër hakmarrjes,

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalimit së tij në ceremoninë kushtuar masakrës së Rejçkut është shprehur se Kosova është kundër hakmarrjes, por kërkon drejtësi dhe refuzon të harrojë. Mediat e huaja raportojnë se Kurti ka theksuar se mohimi i masakrës është një përpjekje për të riformësuar historinë.

‘Mohimi i krimit përpiqet të riformësojë historinë, në mënyrë që të domonizojë viktimat e të rehabilitojë autorët. Ne pohojmë domosdoshmëri morale të kujtimit. Ne jemi kundër hakmarrjes, ne duam drejtësi dhe ne refuzojmë të harroj,-tha Kurti.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak në Komunën e Shtimes. Krimet e kryera në këtë fshat i kishte dokumentuar kreu i atëhershëm i misionit vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ngjarja e Reçakut u pasua nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë si dhe në Serbi.

(f.i/dosja,al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll