Bota

Ambasadori amerikan Hovenier: Masakra e Reçakut një akt vrasës i qëllimshëm

15 Janar 2022, 11:07 Nga DOSJA
Ambasadori amerikan Hovenier: Masakra e Reçakut një akt vrasës

KOSOVË Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier në ceremoninë e 23-vjetorit të Masakrës së Reçakut, ka thënë se Masakra e Reçakut ka qenë akt vrasës i qëllimshëm dhe ishte arsyeja pse ShBA-ja intervenoi në mbrojtje të popullit të Kosovës. Mediat vendase raportojnë se Hovenier gjatë fjalimit citoi ish-presidentin amerikan, Bill Clinton i cili e kishte quajtur masakrën e Reçakut akt vrasës i qëllimshëm.

“Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë e dokumentuar mirë të masakrës së Reçakut dhe për të minimizuar apo keqintepretuar faktet rreth këtyrë mizorive, dëshiroj të jem i qartë siç ka thënë presidenti Clinton atëherë dhe e vërtetojmë sërish tani ky ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim, që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës, mohimi dhe glorifikimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e të vrarëve dhe e kthen rajonin prapa. E mbaj mend shumë mirë si zyrtar në misionin e ShBA-së në OSBE përgjegjës për Kosovën atëherë kisha një marrëdhënie të mirë me ambasadorin Walker. Ai më thirri në telefon sapo ishte larguar nga Reçaku tashmë i përqëndruar në rekomandimet e tij për OSBE-në në reagim të vrasjeve brutale të civilëve të pafajshëm’,-tha ai.

Forcat policore ushtarake të Serbisë në Kosovë, vranë më 15 janar 1999, 45 civilë shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte gra e fëmijë. Kjo masakër paraqiti momentin kryesor në vendimin e NATO-s që të nisë intervenimin ajror ushtarak ndaj asokohe, Republikës Federale Serbe (SRJ), për shkak të luftës dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në Kosovë.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni jeff hovenier masakra e recakut jeff hovenier masakra e recakut

Sondazh

Poll