Bota

Përdhunoi vajzën 6-vjeçare/ Babi hakmerret, detyron shokun të gërrmojë varrin e tij

15 Janar 2022, 10:17 Nga DOSJA
Përdhunoi vajzën 6-vjeçare/ Babi hakmerret, detyron shokun

RUSI- Oleg Sviridov, 32 vjeç, u gjet i vdekur pasi abuzoi seksualisht me vajzën e vogël të mikut të tij. The sun raporton se babai i të miturës u akuzua se e detyroi Sviridov të gërmonte varrin e tij përpara se ta godiste me thikë, pasi zbuloi pamjet e tmershme në telefonin e shokut të tij, ku ai abuzonte seksualisht me vajzën e tij.

Së fundmi gjykata ka vendosur që babai i të miturës nuk do të përballet më me një akuzë për vrasje, dhe në vend të kësaj do të përballet me ndjekjen penale për “nxitje të një personi në vetëvrasje ose tentativë për vetëvrasje me anë të kërcënimit ose abuzimit”, e cila mbart një dënim maksimal prej gjashtë vjetësh, por shpesh çon edhe në mosburgim.

Burime pranë çështjes thanë se provat e detajuara mjeko-ligjore treguan se babai nuk e kishte goditur me thikë Sviridov në një pyll ku trupi i të vdekurit u gjet më vonë në një varr të improvizuar. Gjithashtu një peticion i nënshkruar nga 2500 njerëz kërkonte që ai të lirohej plotësisht pasi ata e cilësuan atë si një hero, duke e mbështetur atë për “shpëtimin e fëmijëve nga një sulmues seksual”.

Dy fëmijë të tjerë në fshat dyshohet se janë abuzuar nga Sviridov.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota oleg sviridov rusi oleg sviridov rusi

Sondazh

Poll