Aktualitet

Helmimi masiv i qenve në Korçë, qytetarët sulmojnë Filon: Dorëhiqu, vrasës!

14 Janar 2022, 11:52 Nga DOSJA
Helmimi masiv i qenve në Korçë, qytetarët sulmojnë

KORÇË – Helmime masive të qenve në rrugët e qytetit Korçës gjatë dy ditëve të fundit. Dyshohet se helmimet janë bërë në mënyrë të qëllimshme ndërsa kjo nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë. Shkak është bërë një helmim masiv i hedhur me doza të mëdha në kënde të ndryshme të qytetit. Pre e këtij helmi kanë rënë edhe kafshët shtëpiake të cilat kanë qenë duke shëtitur në momentin kur janë helmuar.

Numri i qenve endacak që kanë ngordhur 48 orët e fundit është shumë i madh.

Të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve korçarë në rrjetet sociale, të cilët kërkojnë nga institucionet që të parandalohet ky fenomen, i cili përveç kafshëve të rrugës ka rrezikuar edhe kafshët e tyre shtëpiake. Ata kanë vërshuar me komente dhe në rrjetin social të kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filos, ndaj të cilit kërkojnë dorëheqjen.

Bashkia e Korçës reagoi më vonë duke thënë se dënon helmimin dhe vrasjen e qenve endacakë në qytet. Ajo kërkoi ndihmën e organizatave për mbrojtjen e kafshëve dhe qytetarëve për të adoptuar nga një qen rruge në mënyrë që të shmanget shtimi i numrit të qenve endacak.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Helmimet masive të qenve në Korçë, bashkia: Akt i shëmtuar, kërkojmë bashkëpunim

Qentë e helmuar në Korçë, qytetarët “shpërthejnë” ndaj Sotiraq Filos:Dorëhiqu vrasës

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet korce qen te helmuar ne korce sotiraq filo vriten qen ne korce korce qen te helmuar ne korce sotiraq filo vriten qen ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Janar 2022, 22:10

VIDEO/ Aksident në Don Bosko, përplasen dy makina

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.Nga aksidenti mësohe...