Aktualitet

Nga fjalimi në Kuvend deri të vizita në Laç, zbardhet axhenda e Erdogan në Tiranë

14 Janar 2022, 21:14 Nga DOSJA
Nga fjalimi në Kuvend deri të vizita në Laç, zbardhet

TIRANË- Axhenda e vizitës së Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë është zbardhur. Mësohet se Presidenti turk fillimisht do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:00, ndërkohë që më pas do të niset drejt Laçit për të inaguruar 524 banesat që ka financuar, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rreth orës, 14:00, Erdogan do të takohet me kryeministrin Rama dhe do të mbajnë një konferencë për shtyp. Ndërkohë që në orën 17:00, Erdogan do të mbajë fjalim në seancën plenare të Kuvendit dhe në orën 18:30 do të niset drejt Turqisë.

Axhenda:

Presidenti turk Erdogan, pritet të mbërrij në aeroportin e Rinasit në Tiranë rreth orës 09:00

Pas pritjes në aeroport, presidenti Turk do të niset drejt Lacit për të inauguruar 524 apartamente banimi të financuar nga qeveria Turke.

Rreth orës 14:00 Erdogan, pritet të mbërrij në kryeqytet, ku do të zhvilloj konferencë për shyp me kryeministrin Rama.

Në orën 17:00 , është parashikuar që Erdogan të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në orën 18:30 do të largohet.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rexhep tajip erdogan edi rama rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll