Art&Argëtim

PREKËSE! I riu nga fisi indigjen mban të atin 12 orë mbi supe për t’i bërë vaksinën

13 Janar 2022, 17:40 Nga DOSJA
PREKËSE! I riu nga fisi indigjen mban të atin 12 orë mbi supe

BRAZIL- Fotoja e një të riu indigjen që mban të atin mbi supe për orë të tëra po bën xhiron e botës. Unionesarda.it shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur mjeku Erik Jennings, i cili shkruan se i riu e ka sjellë babanë për të bërë vaksinën anti-Covid. Doktori më tej tha se ai e ka ngritur babanë e tij për 12 orë të tëra nga fisi i tyre deri në klinikën mjekësore dhe anasjelltas.

“Tawy Zoé sjell babanë e tij Wahu Zoé për të marrë vaksinën e parë kundër Covid19. Pas vaksinës, ai e vuri përsëri babanë e tij në shpinë dhe eci gjashtë orë të tjera për në fshatin e tij”, tha Jennings.

Zona në të cilën jetojnë të dy është shteti i Pará, në veri të Brazilit, një pjesë e pyjeve tropikale të Amazonës që konsiderohet shumë e mbrojtur për vlerën e saj ekologjike. Tawy dhe ëahu janë pjesë e fisit Zoé, të njohur nga m’berpót, një shkop druri i futur si një shpim në buzën e poshtme që shënon kalimin në moshën e pjekur.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

virale virale erik jennings tawy zoé wahu zoé erik jennings tawy zoé wahu zoé

Sondazh

Poll