Art&Argëtim

EPIKE! Makina “fluturon” në ajër, pas përplasjes “parkohet”

13 Janar 2022, 15:51 Nga DOSJA
EPIKE! Makina “fluturon” në ajër, pas përplasjes

KINË– Pamjet ku shoferi i një automjeti ka humbur kontrollin e mjetit të tij në bulevardin kryesor në Chon Kink, Kinë po bëjnë xhiron e mediave në botë. Drejtuesi i mjetit humb kontrollin e makinës e cila u ngrit në ajër, kalon mbi tre mjete të parkuara dhe ulet në një vend bosh mes tyre.

Skena që po bën xhiron e botës është rregjistruar nga një kamera sigurie e një dyqani. Si pasojë e aksidentit shoferi është plagosur lehtë ndërsa pesë makina janë dëmtuar. Policisë dhe pronarëve të makinave të dëmtuara iu desh që të shikonin pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar çfarë kishte ndodhur.

Burimi: protothema.gr

(d.k)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

video galeri video galeri aksident në chon kink kine aksident në chon kink kine

Sondazh

Poll