Art&Argëtim

‘Me bukurinë të flas?’/ Donaldi – Beatrix: Kam qejf vajzat me karakter të fortë

13 Janar 2022, 16:49 Nga DOSJA
‘Me bukurinë të flas?’/ Donaldi – Beatrix: Kam qejf

TIRANË– Marrëdhënia mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosaj duket se është përmirësuar. Pasi patën diskutime të gjata për romancën e tyre dhe dukej sikur do të ndaheshin, një puthje nga ana e Beatrix duket se i dha një mundësi tjetër historisë që u krijua brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ditën e sotme, ajo po qëndronte në oborr me Donaldin dhe të dy po flisnin për gjërat që pëlqejnë tek një person. Donaldi i bëri të qartë se pëlqen vajzat me karakter të fortë.

DISKUTIMET:

Beatrix: Pëlqimi i parë është pamja e jashtme.

Donald: Bukurisë i ikën lezeti. Pastaj me kë do flasësh? Me bukurinë? Unë i kam qejf vajzat me karakter të fortë.

Pas kësaj, Beatrix i tregoi rreth ëndrrës që ka parë së fundmi duke thënë se i pëlqejnë gjërat ngjyrë rozë dhe me push, por Donaldi u duk sikur nuk u bind.

Beatrix: Pashë në ëndërr sikur kishte dalë një telefon i ri me push rozë.

Donald: Me push? Të pëlqejnë këllëfët me push?

Beatrix: Po vdes, janë interesantë.

Donald: Nuk je ti tek gjërat me push, edhe rozë.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll