Art&Argëtim

Merr fund një nga historitë më romantike të dashurisë në Hollivud

13 Janar 2022, 08:12 Nga DOSJA
Merr fund një nga historitë më romantike të dashurisë

SHBA- Një nga historitë më romantike të dashurisë së Hollivudit i ka ardhur fundi. Aktori Jason Momoa dhe Lisa Bonet kanë njoftuar se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Dyshja lëshuan një deklaratë të përbashkët të postuar në Instagram, duke treguar se rrugët e tyre ishin ndarë dhe secili do të vazhdojë drejtimin e tij.

‘Të gjithë e kemi ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese. Një revolucion po shpaloset dhe familja jonë nuk bën përjashtim. Dhe kështu ne po tregojme se rrugët tona janë ndarë. E ndajmë këtë jo sepse mendojmë se është e vlefshme, por në mënyrë që ndërsa vazhdojmë jetën tonë, ta bëjmë këtë me dinjitet dhe ndershmëri. Ne ndahemi me njëri-tjetrin për të qenë ata që po mësojmë të bëhemi’ -thuhet në deklaratën e çiftit të njohur.

 

 

A post shared by Jason Momoa (@prideofgypsies)


Jason Momoa dhe Lisa Bonet u takuan në një klub xhazi në vitin 2005, shumë përpara se Momoa të bëhej i famshëm duke luajtur Khal Drogo në “Game of Thrones”. Dyshja u martuan në vitin 2017 dhe së bashku janë prindër të një vajze dhe një djali.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz hollivudi jason momoa lisa bonet hollivudi jason momoa lisa bonet

Sondazh

Poll