Art&Argëtim

Kishte marrë dy doza vaksine, modelja 18-vjeçare në Brazil ndërron jetë nga Covid

12 Janar 2022, 18:18 Nga DOSJA
Kishte marrë dy doza vaksine, modelja 18-vjeçare në Brazil

BRAZIL- Modelja braziliane Valentina Boscardin ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga Covid. E reja, e cila ishte shtruar në një spital në Sao Paulo, me sa duket pësoi një trombozë të shkaktuar nga koronavirusi. Disa miq kanë shtuar se ajo kishte edhe pneumoni.

Sipas Lavanguardia, lajmin e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, nëna e saj, Marcia Boscardin, prezantuesja e njohur braziliane. Në një foto ku shfaqet me vajzën e saj, ajo ka shkruar se njw wngwll u ngrit nw parajsw dhe ka falenderuar fansat pwr mbwshtetjen qw i kanw dhwnw.

“Me dhimbje të madhe i them lamtumirë dashurisë së jetës. Mirupafshim, Valentina Boscardin Mendes. Zoti ju pranoftë me krahë hapur. Vajza ime, do të të dua përgjithmonë. Një engjëll ngrihet në parajsë”, shkruajti ajo.

 

 

A post shared by Marcia Boscardin (@marciaboscardin)

Siç shpjegoi nëna e saj, modelja e re kishte marrë të dyja dozat e vaksinës Pfizer dhe nuk kishte probleme të mëparshme shëndetësore. Valentina tregonte punën e saj në modeling dhe udhëtimet ndërkombëtare në postimet në profilin e saj në Instagram. Postimi i tij i fundit në rrjetin social ishte më 20 dhjetor. E reja ndau një fotografi të saj duke pozuar në një plazh në Rio de Zhaneiro.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz brazil efekti covid 19 modelja braziliane vdes modelja brazil efekti covid 19 modelja braziliane vdes modelja

Sondazh

Poll