Art&Argëtim

Aurela Gaçe i kërkon burrin “borxh” Delinda Dishës, ajo s’ja prish: Merre, por…

12 Janar 2022, 19:44 Nga DOSJA
Aurela Gaçe i kërkon burrin “borxh” Delinda Dishës,

TIRANË – Këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë disa momente nga projekti i saj i ri muzikor “Në të zënça” dhe vështirësitë për të gjetur personazhin e duhur për të luajtur rolin e djalit.

Ajo ka ndarë në Facebook zanafillën e gjithë kësaj dhe gjithçka paska nisur me aktoren e humorit Delinda Disha. Aurela tregon se asnjë nga modelët për klipin e ri nuk po i dukej i përshtatshëm derisa takoi një ditë aktoren dhe kuptoi se i shoqi, Eldi i përshtatej mjaft mirë rolit të atij djalit që e do gjithe lagjia, siç thotë Aurela. Ajo tregon se me batutë i ka kërkuar burrin borxh Delindës , e cila ja ka mbajtur shakanë e i ka thënë se po, vetëm të mos e bëjë rrugë.

“Isha në kërkim të një modeli&aktori për klipin e ri. Isha në hall. O i gjeja shumē tē rinj, o shumë të ëmbël,o shumë portrete tip mafie ( s’me shkonin me këngën) e , s’po gjeja atë që ne e quajmë “Danoç” që e do gjithe lagjia përshembull. Takoj rastesisht delinda_disha edhe pap- pap mendimi i parë që më erdhi….uuuuu burri i Delit është fiks edhe u hodha në sulm. I them- , A do ma japësh një çikë burrin?  Ajo që e njeh humorin tim, plus dihet që është “nona” me rrolet e saj,
direkt ma hodhi batutë:Ta lë moj çupë, ta lë, po se mos e bën rrugë”, shkruan Aurela.

Aurela Gaçe është padyshim një nga këngëtaret më të mira prej vitesh tanimë e me plot gojë mund të themi se është një divë e muzikës shqiptare, e cila elektrizon skenën me zërin e saj. Edhe pse kaq vite në skenë dhe me shumë koncerte, sërish këngëtarja nuk ka ndalur duke sjellë projekte të reja muzikore. Disa javë më parë këngëtarja ka lançuar këngën e saj më të re “Në të Zënça.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz aurela gaçe delinda disha eldo disha aurela gaçe delinda disha eldo disha

Sondazh

Poll