Bota

E pazakontë/ Modeli dëbohet nga Arabia se ishte shumë i pashëm

13 Janar 2022, 07:27 Nga DOSJA
E pazakontë/ Modeli dëbohet nga Arabia se ishte shumë i

ARABIA SAUDITE- Një model nga Dubai është dëbuar nga Arabia për një arsye të pazakontë. Mediat e huaja raportojnë se Omar Borkan u dëbua nga vendi për faktin se ishte shumë i bukur dhe kishte joshur shumë gra. Omar Borkan Al Gala po merrte pjesë në Festivalin vjetor të Janadriyah saudit kur atij dhe disa burrave të tjerë iu kërkua të largoheshin nga vendi. 

“Një zyrtar i festivalit tha se tre burrat u nxorën jashtë me arsyetimin se ishin shumë të pashëm dhe se anëtarët e Komisionit kishin frikë se gratë mund të binin në dashuri”, -raportoi gazeta arabe Elaph.

Më vonë u spekulua se motivi i vërtetë i dëbimit ishte për shkak të ardhjes së papritur të një artisteje femër në Emiratet e Bashkuara Arabe.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota showbiz arabia saudite omar borkan al gala arabia saudite omar borkan al gala

Sondazh

Poll