Art&Argëtim

Dorina Mema i del kundër Papës: Meshkujt po veshin fustane, me kë t’i bëjmë fëmijët?

12 Janar 2022, 14:15 Nga DOSJA
Dorina Mema i del kundër Papës: Meshkujt po veshin fustane, me kë

TIRANË – Modelja e fitnesit Dorina Mema ka folur ditën e sotme lidhur me deklaratën e Papa Françeskut se çiftet e reja preferojnë të mbajnë kafshë shtëpiake sesa të bëjnë fëmijë.

Ajo ka qënë e ftuar në emisionin “Abc e pasdites” ku është shprehur se Papa nuk është treguar korrekt pasi nuk e ka shprehur saktë se kujt po i drejtohej me deklaratën e tij. Sipas Dorinës shoqëria ka nevojë për burra dhe një familje të shëndoshë. Ajo thotë se nëse të gjithë meshkujt po bëhen homoseksualë atëherë femrat nuk kanë se me kë të martohen apo të bëjnë fëmijë e kjo ndodh sipas saj kur në shoqëri meshkujt kanë nisur të veshin fustane. Ajo bën deklarata të forta duke thënë se po japin një mesazh të gazuar tek fëmijët dhe prirjet e tyre duhet t’i mbajnë në dhomën e gjumit. Sipas saj ky vend vuan për “burrni” dhe se familja është shtylla e shoqërisë.

“Ne femrat kemi nevojë për meshkuj. Nëse të gjithë meshkujt bëhen gay atëherë me kë do të martohemi ne? Është një kërkesë normale e femrave në botë. Unë shoh që shumë firma nëpër botë bëjnë promovimin me meshkuj të veshur me fustan. Na kanë marrë fustanet. Po flas të drejtën, ne femrat kemi nevojë për burra. Kanë dëshira seksuale? Brenda dhomës të bëjnë ç’të duan por jo të promovojnë për fëmijët tanë këtë lloj jete. Ndaj qan ky vend, për dy gramë burrni. Institucioni familjar çfarë sjell? I mban fëmijët larg veseve. I detyron dhe i kërkon llogari për tu shkolluar, të sjellë një ekonomi në familje. Familja është shtylla dhe baza e shoqërisë”, tha Dorina.

Pas deklaratës së Papa Françeskut në lidhje me familjen dhe mungesën e fëmijëve nga çiftet e reja të cilët preferojnë të mbajnë kafshë shtëpiake, shumë diskutime u ngritën në rrethe shoqërore. Një pjesë e mbështetën e një pjesë i dolën kundër duke thënë se Papa Françesku po tregohej mendje mbyllur dhe po ndërhynte në marrëdhënie personale.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz dorina mema gay homoseksualet papa françesku dorina mema gay homoseksualet papa françesku

Sondazh

Poll