Art&Argëtim

Covid-19 frikëson ‘Big Brother VIP’, shtëpia mbyll dyert, testohen të gjithë banorët

11 Janar 2022, 18:19 Nga DOSJA
Covid-19 frikëson ‘Big Brother VIP’, shtëpia mbyll dyert,

TIRANË– Rritja e frikshme e shifrave të të infektuarvem e Covid-19 në Shqipëri ka bërë që edhe shtëpia më e famshme, ajo e “Big Brother VIP” të mbyllë dyert.

Ishte banorja Xheisara Frisku e cila lexoi një zarf të future nga ‘Vëllai i madh’ në të cilin thuhej se për të shmangur infektimet e banorëve, brenda shtëpisë nuk do të ketë më surpriza, parukierë apo make-up artistë.

“Banorë, ditët efundit janë rritur rastet dhe për këtë arsye nuk do të lejohet më që të keni kontakte me të ftuar, këngëtarë, familjarë apo parukierë. Pavarësisht se të gjithë kur jeni futur jeni vaksinuar e testuar, do të ristestoheni. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj,”- lexoi këngëtarja Frisku.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

E para banore e BBV që është sëmurur është modelja Beniada Nishani. Ajo ka shfaqur simptoma si temperaturë, dhimbje koke e kockash.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip xheisara frisku big brother vip xheisara frisku

Sondazh

Poll