Art&Argëtim

Donaldi ‘qan hallet’ me Egzonën në BBV: Trixa s’më kupton, me nxjerr keq tek publiku

11 Janar 2022, 16:00 Nga DOSJA
Donaldi ‘qan hallet’ me Egzonën në BBV: Trixa

TIRANË – Banori i shtëpisë së Big Brother Vip, Donald Veshaj, ka diskutuar ditën e sotme me moderatoren nga Kosova, Egzona Rafuna lidhur me marrëdhënien e tij me Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë.

Ai i ka thënë Egzonës se shpesh Beatrix nuk e kupon. Ai ka treguar dhe episodin me qingjin në BBV ku Trixa i tha se donte gjithmonë të bëntë show. Sipas tij këto gjëra nuk thuhen pasi thjesht e nxjerrin atë keq. Ai thotë se thjesht fakti që Trixa i mendon ato gjëra për të nuk i pëlqen dhe do të thotë shumë për të.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Trixa nuk më kupton, dua thjesht që ajo të më kuptojë. Siç tha dhe për qingjin që më tha që po bëja show se unë gjithmonë mendjen aty e kam. Këto janë gjëra që nuk thuhen, vetëm fakti që e mendon atë gjë për mua është shumë. Thjesht Trixa duhet të kuptojë se po më penalizon”, tha Donaldi i shqetësuar.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Marrëdhëniet mes Donaldit dhe Trixës kanë qënë mjaft të tensionuara dhe me përplasje të vazhdueshme. Ditën e sotme madje çifti as nuk kanë folur me njëri-tjetrin.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj donald veshaj egzona rafuna shtepia e big brother vip beatrix ramosaj donald veshaj egzona rafuna shtepia e big brother vip

Sondazh

Poll