Art&Argëtim

Donaldi mërzitet më Beatrix, i “qahet” Egzonës: Më tha do dal pas Dagz, po unë këtu?

11 Janar 2022, 17:57 Nga DOSJA
Donaldi mërzitet më Beatrix, i “qahet” Egzonës:

TIRANË – Banori i shtëpisë së Big Brother Vip, Donald Veshaj ka qënë mjaft i mërzitur me partneren e tij, këngëtaren Beatrix Ramosaj dhe këtë shqetësim  ka vendosur ta ndajë me banoren e re të shtëpisë, Egzona Rafunën.

Ata kanë qënë së bashku në oborr dhe gjatë bisedës me moderatoren, Donaldi ka thënë se është bezdisur nga deklarata e Beatrix ku u shpreh se do të dilte nga programi nëse eleminohej Dj Dagz. Atij i ka bërë përshtypje si mund të thuhet diçka e tillë kur ka Donaldin brenda në shtëpi.

“Ditën që mbaroi ‘prime’, Beatrix i tha Dagzit se do të dilte nga shtëpia nëse ai do të eleminohej. Po si mund të dalë ajo kur më ka mua këtu brenda? Unë mundohem mos t’ia bëj gjërat e mëdha, ta le njëçikë. E pyesja non-stop ‘ça ke. E puth e përqafoj, i them çfarë ke, asgjë më thotë”, u shpreh ai.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Moderatorja nuk ka ditur çfarë ti thojë në këtë rast dhe i ka thënë të jetë pak më i duruar pasi Beatrix ka një natyrë tjetër.

Këtë shqetësim, Donaldi e ka diskutuar dhe me  Beatrixën, duke i theksuar se gara është vetëm një lojë. Beatrix ka thënë se nuk e ka pasur me atë kuptim megjithatë marrëdhënia mes tyre ka pësuar një krisje dhe ditën e sotme as nuk kanë folur me njëri-tjetrin.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj donald veshaj egzona rafuna shtepia e big brother vip beatrix ramosaj donald veshaj egzona rafuna shtepia e big brother vip

Sondazh

Poll