Art&Argëtim

Habit ish-modeli i Versace, tregon sekretin e shëndetit: Pi urinën time

11 Janar 2022, 13:41 Nga DOSJA
Habit ish-modeli i Versace, tregon sekretin e shëndetit: Pi urinën

SHBA- Ish-modeli Troy Casey ka habitur me sekretin e tij për të qenë i shëndetshëm dhe të ketë një pamje të kuruar. Mediat e huaja raportojnë se sipas Casey sekreti i shëndetit të tij dhe pamjes është rutina e përditshme që ai ndjek, duke pirë urinën e tij. 55-vjeçari thotë se shumica e bashkëmoshatarëve të tij nuk duken apo ndihen aq mirë sa ai. Ai numëron mbi 122 mijë ndjekës në Instagram dhe të gjitha meritat e paraqitjes së tij ia atribuon kësaj përpjekjeje.

‘Kam vendosur urinën në rutinën time të përditshme prej kohësh. Nuk flitet shumë, por urina është burim aminoacidesh, qelizave staminale dhe antitrupave. E pi çdo mëngjes dhe ndihem mirë”, –tha Troy.

Troy dëgjoi për herë të parë për terapinë urinare në vitin 2004 dhe kur e provoi vetë, u befasua nga rezultati pozitiv. Përveçse e ka pirë për 18 vjet, Troy lyen edhe trupin me urinën e tij.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz donatella versace modeli troy casey donatella versace modeli troy casey

Sondazh

Poll