Art&Argëtim

“Nuk ishte tërmet,u rrëzua Fifi”/ Këngëtarja iu përgjigjet komenteve: Turp

11 Janar 2022, 10:39 Nga DOSJA
“Nuk ishte tërmet,u rrëzua Fifi”/ Këngëtarja iu

TIRANË-Këngëtarja Filoreta Raçi e njohur si Fifi është përfolur tepër pas pjesëmarrjes në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, madje incidenti i fundit brenda shtëpisë, ku këngëtares i ra të fikët u komentua gjatë në rrjet. Së fundmi Fifi e revoltuar i është përgjigjur një komenti negativ në Twitter.

“Nuk ishte tërmet, u rrëzua Fifi”-shkruhej në koment. Pikërisht ky koment ka bërë që Fifi të shkruajë se prej vitesh është hasur me të tilla komente, duke theksuar se si ajo bullizohen dhe shumë femra të tjera.

‘Dhe ja pra miq të dashur kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma, ja pra miq të dashur 27 vjet unë i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë, por si puna ime, sa janë? Pastaj mund të thoni që Fifi ka probleme? Ka Fifi apo njerëzit me Fifin? Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë? Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben? Sa njerëz të tjerë plasin e munden e ti bëjnë dëm vetes? Marre, marre, marre! Ndërkohë ty dhe shumë të tjerëve jau kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi”-shkruan e revoltuar Fifi.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz banoret e big brother vip fifi banoret e big brother vip fifi

Sondazh

Poll