Bota

Zjarri në Nju Jork / Konsullata e Kosovës: Ende nuk dimë nëse ka shqiptarë të vdekur

10 Janar 2022, 07:50 Nga DOSJA
Zjarri në Nju Jork / Konsullata e Kosovës: Ende nuk dimë

NJU JORK – Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork ka thënë se ende nuk dihet nëse në mesin e viktimave në Bronx të Nju Jorkut ka shqiptarë, pasi ende nuk është konfirmuar identiteti i viktimave.

“Të prekur thellë nga tragjedia e sotme në Bronks të Nju-Jorkut. Zjarri, i cili kaploi një ndërtesë banimi, la të vdekur 19 persona, 9 prej tyre fëmijë. Identiteti i viktimave akoma nuk është konfirmuar. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork është në kontakt me autoritetet lokale dhe, deri më tani, nuk kemi informatë nëse ndonjë shtetas ynë ka pësuar në këtë tragjedi”, ka shkruar Konsullata në reagimin e saj në Facebook.

Një shpërthim i fuqishëm zjarri u regjistrua dje në një ndërtesë në Bronx të Nju Jorkut ku mbetën të vdekur 19 persona, në mesin e tyre nëntë fëmijë, ndërsa u lënduan dhjetëra të tjerë.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni konsullata e kosoves ne nju jork zjarr ne bronx zjarr ne new york zjarr ne nju jork konsullata e kosoves ne nju jork zjarr ne bronx zjarr ne new york zjarr ne nju jork

Sondazh

Poll